Për Raoul Bovën telashe të reja me organet tatimore. Aktori i njohur ndodhet në gjyq pasi akuzohej se në vitin 2011 ka shmangur 417 mijë euro tatime. Krimi i paraqitur nga prokuroria, sipas Il Corriere della Sera, është “deklarim mashtrues me anë të artificës”.

Është hera e dytë që Bova përballet me probleme ligjore lidhur me mospagimin e taksave.
Në vitin 2017 ai u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim (me pezullim të dënimit), sërish për të njëjtën akuzë, për shmangie prej rreth 600 mijë eurosh që daton në periudhën 2005-2010.

Për akuzën Bova, tashmë 51 vjeç, është përgjegjës për transferimin e kostove tek kompania që menaxhon imazhin e tij (Sanmarco srl, ku është aksioner me 80%), duke paguar një tarifë më të ulët në vitin 2011.

“Në deklaratën tatimore – ankohet Prokurori – janë shënuar elementë aktivë për një shumë më të ulët se ato reale dhe elementë pasivë fiktive”. Pasoja do të ishte një evazion tatimor prej 417 mijë eurosh. Megjithatë, gjyqi, seanca e radhës e të cilit është caktuar për datën 6 dhjetor, është pezulluar.

Duke komentuar dënimin e vitit 2017 për evazion fiskal, Bova kishte folur për padrejtësi dhe ishte shprehur me ish-prokurorin Luca Palamara, në atë kohë këshilltar në KSHM. Pak orë pas dënimit, aktori i kishte shkruar Palamarës: “Ju lutem hetoni këtë dënim, më duket një padrejtësi e paprecedentë. Të gjithë të pafajshëm përveç meje”. Përgjigjja ishte: “Mos u dorëzo tani”. Për këtë çështje nuk është caktuar data e gjykimit në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë hapet një tjetër gjyq për aktorin. Bova akuzohet për dhunë, kërcënime dhe plagosje pasi dyshohet se ka sulmuar një automobilist pasi ky i fundit për pak sa nuk përplasi partneren e tij Rocío Muñoz Morales. Shoferi gjithashtu përfundoi në gjyq, i akuzuar për dhunë për kryerjen e “një manovre të rrezikshme që rrezikoi sigurinë fizike të Morales”. Faktet datojnë në 27 Prill 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb