Hapet pas 4 ditësh punë rruga e fshatit Panarit në Korçë. Moti i ftohtë vijon të mbajë të mbërthyer Korçën ashtu si pjesën më të madhe të vendit. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se në 24 orët e fundit nuk ka pasur reshje bore dhe moti është i kthjellët, ndërsa temperaturat janë ende disa gradë nën zero, mesatarja -10 gradë.

Në akset nacionale Korçë-Ersekë; Ersekë-Leskovik, por edhe në segmentet rrugore Korçë –Voskopojë dhe Korçë- Dardhë vijon qarkullimi i mjeteve pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Kontraktorët ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e rrugëve për mos krijimin e gjurmëve të akullit. Ndërkohë burimet bënë të ditur se në qarkun Korçë ka pasur rreth 13 raste me fraktura nga rënia në akull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb