Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inaguruar pikën e përbashkët kufitare të Grabomit në Malësi të Madhe që lidh vendin tonë me Malin e Zi.

Rama thotë se kjo është e dyta pikë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi dhe nuk duhet ti ndajë.

Gjithashtu Rama ka ftuar Malin e Zi që pa humbur kohë të përfshihet në iniciativën ‘’Ballkani e Hapur’’.

‘’Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb