Teksa sot kryeministri Edi Rama bashkë me dy ministret e tij, Balluku dhe Kumbaro ishin të pranishëm në hapjen zyrtarisht të rrugës Kardhiq-Delvinë, në tunelin e Skërficës, vjen një reagim nga kampi opozitar.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ deputeti i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu theksoi se ky qark do të protestojë më 7 korrik edhe për 7 vite vonesë të përfundimit të këtij aksi.

Sipas Shehut Rama duhet të japë llogari për vonesën disa-vjeccare për këtë aks si dhe të sqarojë ccmimet e punimeve.

REAGIMI
Qarku i Gjirokastrës do te protestoje edhe per 7 vite vonese ne perfundimin e rruges Kardhiq- Delvine.
Edhe kunder shpenzime spekullative, afer 3 here me shume ndaj atyre te parashikuara per perfundimin tashme si “breshka” te pjeses se mbetur te saj qe nga viti 2013!.
Pikerisht per keta dhe te tjera elemente diskutuam sot me Kryesine e deges PD ne Memaliaj dhe me tej me grupin organizator te Qarkut per protesten e 7 Korrikut, te mbledhur ne Kelcyre.
Sepse ne fakt te gjitha keto kane renduar dhe rendojne mbi qytetaret, perfshi dhe banoret e ketij Qarku, thellojne varferine ekstreme te tyre, i “nxine” jeten deri ne tragjedi!
Ndersa cuditerisht po sot, Kryeministri duke prere shiritin e deshtimit te tij, “mburet” aty nen tingujt e nje muzike te denje vetem per rregjimet.
Kur se pari duhej te jepte lligari e te mbante pergjegjesi kokeulur jo vetem per vonesen disa vjecare te punimeve, por dhe per ato cmime punimesh, shume me te larta edhe ndaj standarteve europiane, te grabitura nga xhepat e shqiptareve.
Motive me shume keto per te protestuar se bashku me 7 Korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb