(foto ilustruese) TIRANË- Hapet qarkullimi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, i bllokuar që prej mëngjesit të sotëm si pasojë e punës në rrugë për heqjen e masës shkëmbore dhe masivit të dheut që ndodhet pranë rrugës. Lëvizja në këtë aks rrugor është e hapur në të dy krahët.

Mësohet se firma e kontraktuar për këtë punë ka mundur të zhvendosë masivet e dheut dhe masivet shkëmbore dhe për pasojë të lirojë rrugën në fshatin Ibë.

Policia Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Policisë Rendit morën marrë masa për bllokimin e rrugës duke mos lejuar të qarkullojë në këtë aks rrugor asnjë automjet, po ashtu nuk lejuan banorët e zonës që të lëvizën në vendin e punimeve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb