Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka hapur sot spitalin COVID-4 i cili do të jetë me një staf mjekësor që do u shërbejë vetëm pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për një trajtim të veçantë pas kalimit të fazës akute.

COVID-4 ka pritur mbrëmjen e sotme pacientët e parë me koronavirus, të cilët vijnë nga spitalet COVID-1 dhe COVID-3. Gjithashtu stafi mjekësor që do punojë në këtë spital është i trajnuar për pacientët e infektuar me këtë virus.

Manastirliu ka theksuar se tashmë duhet një përgatitje për skenarët e tjerë të pandemisë pasi tashmë shihet qartë se shifrat janë rritur, dhe bashkë me to edhe shtrimet në spitale.

Spitali COVID-4 ka 100 shtretër kapacitet dhe në të do të transferohen pacientët nga spitalet e tjera COVID, që kanë kaluar fazën akute nga infektimi me koronavirus dhe kanë nevojë për një trajtim të veçantë.

”Ja dolëm sot ta hapim, pas një pune të madhe intensive gjatë ditëve të fundit. Se është një gjë të punosh për infrastrukturën, dhe gjë tjetër ta jetësosh për të filluar punë e për të trajtuar pacientë.
Ne kishim bërë pjesë të strategjisë tonë në fazën e parë të 4 spitaleve. Kjo erdhi në kuadër të rritjes së rasteve dhe ezaurimit të kapaciteteve në tre spitalet e para. Ka qenë një punë intensive për jetësimin e këtij spitali.
Kjo është sfidë për të gjithë ne. Këto janë kapacitete të shtuara. 100 shtretër, nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Ndodhet në një largësi të caktuar. Është një angazhim më shumë. Ne jemi përgatitur për 24 orët e fundit në mënyrë intensive për të pritur pacientët. Kapacitetet që lirohen nga COVID-1 dhe COVID-3, pasi pacientët kalojnë fazën akute që duan një trajtim të veçantë si fazë të parë. Patjetër përgatitemi edhe për skenarë të tjerë, për të lehtësuar sistemin shëndetësor dhe për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë.”- tha Manastirliu.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Ministrja Ogerta Manastirliu në spitalin COVID-4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me #covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit.
#Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë
Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb