Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një psotimi në facebook ka deklaruar se është çelur thirrja e parë për subvencionimin me 70% të financimit për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit.

Sipas Ramës në këtë mënyrë familjet mund të kursejnë 20% nga fatura mujore e energjisë elektrike, ndërsa menaxhimi i procesit do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet AEE.

Postimi i plotë:

Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb