TIRANE

Pas deklaratave që bëri dje Ylli Rakipi, gazetari dhe moderatori i emisionit ‘Të paekspozuarit’, kundër kryeministrit Edi Rama, në këtë debat është përfshirë edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Dje Rakipi pohoi se gjatë kohës që Rama ishte kryebashkiak, bashkia hapi portën e Digës së Liqenit dhe u përmbyt Tirana, fakt që sipas tij e fshehu në atë kohë.

Sot përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili sulmon ashpër Ramën duke e quajtur ‘llum’, ndërsa shton se ky i fundit ka gënjyer për Digën. Sipas Vasilit, pas deklaratës së Rakipit, e vërteta doli më në fund në shesh. “Ky legen kryeminister qan e lan rrugëve si llaxore, se gjoja gënjejnë mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan, edhe i quan kazan.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Na paska genjyer per Digen,ç’legen kryeminister!!!!!!
Asnje nuk e ka harruar dhe as do te harroje se me cfare gjëme u perball Tirana nga hapja e Diges se Liqenit Artificial.
Te tille drame Tirana s’kishte pare kurre.
Shkaktari i vetem ishte Bashkia, qe drejtonte atehere ky shkollepaku, qe eshte sot kryeministet dhe lukunia e idiotëve dhe idioteve, qe e rrethonin dhe e rrethojne edhe sot e kesaj dite.
E verteta doli me ne fund ne shesh.
Faleminderit Ylli Rakipi qe e bere kete te vertete te rende dhe te pakundershtueshme prone te te gjithe shqiptareve.
Ky legen kryeminister qan e lan rrugeve si llaxore, se gjoja genjejne mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan,edhe i quan kazan.
Edhe kush i shan mediat…… ky llumi.
Ja e verteta e Diges se Liqenit,qe ky mashtrues ja fshehu qytetareve te Tiranes per 20 vjet doli ne shesh.
Pas kesaj te vertete qytetaret e Tiranes jane dy here te ofenduar dhe te zemeruar,sepse edhe gjaku e djersa ju permbyt atehere, por edhe ky genjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtersisht.
Eshte ky mashtruesi me i madh dhe pa te dyte qe ka pare ky vend.
Pas kesaj nuk besoj se gjendet më ne Shqiperi ndonje i marrë qe ta besoje akoma kete genjeshtar ordiner qofte edhe per nje fjale te vetme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb