TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili teksa prezantoi paketën “Anti-KCK” pranoi se viti 2019 ka qenë një vit i vështirë për qeverinë e tij, duke renditur si arsye krizën artificiale politike, të cilën sipas tij e instaloi opozita.

Kryedemokrati  iu përgjigj me ironi, kur tha se të gjithë e kanë fajin, por vetëm kryeministri nuk mban përgjegjësi për dështimet e qeverisë. Ai theksoi se ilaçi kryesor sot që  do ndihmonte në zgjidhjen e krizës, janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme.


“Përtej konstatimeve të FMN dhe tonave prej vitesh, tani ka ardhur koha për një reagim popullor dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur është që të hapim disa vende pune. Fajin e ka opozita, fajin e ka e SHBA, fajin e ka Macron. Vetëm Edi Rama nuk ka faj.Duhet të nxjerrim nga vendet e punës që i kanë okupuar pa të drejtë kryeministrin dhe ministrat e tij. Hap veshët e dëgjoji mirë se mesazhi është i qartë: largimi i kësaj qeverie dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, është ilaçi për këtë krizë”-tha mes tjerash Basha.


Këto deklarata Lulzim Basha i bëri para mediave pas takimit që zhvilloi me shefin e Misionit të FMN-së, Jan Kees Martijn.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: