VLORË

Ky është 47-vjeçari i kërkuar, Xhevair Jonuzi i konsideruar person i rrezikshëm që hapi zjarr në orët e para të mëngjesit ndaj forcave të policisë që kishin shkuar për ta arrestuar.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme në fshatin Hoshtimë dhe u mbyll me arrestimin e Jonuzit, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Xhevair Jonuzi (1)
Xhevair Jonuzi (1)

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.
Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb