LUSHNJË- Një tentativë grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Divjakë. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë tentuar sot të vjedhin një filial banke të nivelit të dytë.

Por ndërsa grabitësit kanë hapur derën dhe kanë hyrë brenda bankës iu janë prishur planet. Kjo, pasi ka rënë sinjali i alarmit dhe brenda pak minutash policia ka qenë në vendin e ngjarjes. Grabitësit janë detyruar të largohen me shpejtësi pa mundur të merrnin dot gjë.

“Më datë 16.03.2017, rreth orës 02.15, në Divjakë, nga persona të pa identifikuar është tentuar të vidhet një filial banke i nivelit të dytë, personat kanë hapur derën por nuk kanë arritur të vjedhin vlera monetare. Pas rënies së sinjalit janë angazhuar shërbimet e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia zyrtarisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb