Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Biseda është përqendruar në situatën në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet nën agresionin ushtarak rus.

Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Biseda telefonike mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelensky zhvillohet në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.

Ndërkohë pak më parë ka lideri ukrainas ka postuar në Twitter se pjesë e besidës me Ramën ishte situata në front dhe rëndësia e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës.

“Pata një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e Ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për Formulën tonë të paqes”, shkroi Zelenksy.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb