Ambasadorja e Bashkimit Europian Christiane Hohmann, e cila nisi misionin e saj në Shqipëri këtë javë, ka shpërndarë një mesazh ku u shpreh se pret të punojë me institucionet shqiptare për të bërë vendin tonë pjesë të Unionit Europian.

Ajo tha se hapja e negociatave ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të Shqipërisë.

“Hapja e negociatave na sjell më pranë dhe na bën më të fortë. Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj.

Pres me padurim të punoj me të gjithë ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb