Në emisionin “Open” në News24 analisti Fatos Lubonja, ndërsa komentoi debatin që ka përfshirë politikën për hapjen e dosjeve, tha se shqetësimi kryesor për këtë çështje është përdorimi i institucioneve nga pushteti.

Ndërkohë biseda është zhvilluar me debate mes deputetit Dashnor Sula dhe Agim Nesho pasi ky u fundit, u shpreh se në votimin për ligjin e dosjeve iu bashkuan veprimit të turpshëm të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Lubonja: Shqetësimi është përdorimi i institucioneve për pushtetin. Kjo histori duhet të ishte bërë më herët. Dëmi është bërë nga këta. Këtu kemi të bëjmë qartazi me një instrumentalizim. Me një ligj dhe problemet që ka janë të shumta, me kategoritë ballist, sigurims, anëtar partie janë problemet që ka Shqipëria sot. Kategoritë me të cilat ne duhet të kuptojmë realitetin e sotëm politik shqiptar, janë të tjera,. Këto duhet të ishin marrë në shqyrtim. Kampi i Spaç që duhet të ishte një vend vuajtje, një muzeum është duke u rrënuar, ndërsa atje lulëzon një mik i Erdogan mu atje ku është vendi i vuajtjes. Në mat’hauzen nuk të lënë as të hash sepse është vend i shenjtë. Aty çdo tre minuta kalonin kamionët e turkut. Spaç është i shkatërruar .

Sula: Unë jam i shqetësuar sepse kemi mbajtur me taksa persona që nuk e meriton të ishin në institucione shtetërore. Unë kam votuar kundër marrëveshjes së 21 prillit të 2008, erdhën kriminelët në parlament. Unë me kolegët e mi kemi bashkuar votën për qytetarët. Nuk e besoj aspak çfarë thuhet për Ilir Metën.

Lubonja: Këta që e quajnë veten pjesa më e re e PD duhet të ishin më vigjilent, sepse duhet të ishin më afër përdorimit të kategorive të reja. Ngulmojnë që kjo nuk bëhet për çështjen e një parimi që më në fund u realizuar. Kjo u bë për shkak të I.M, e tha Edi Rama. Për mua kjo opozitë ka bërë atë që kanë bërë të gjithë shqiptarët dhe politikanët e tjerë, që kur ka ardhur momenti i interesit, që është bëhet fjalë; ‘Sepse këta urrejnë më shumë Sali Berishën se Edi Ramën’. Kjo është tamam loja e Edi Ramës që të përçajë opozitën. Nuk ka më dialog për unitet. Unë e shoh të vdekur që këta të krijojnë unitet me dy grupet e PD.

Sula: Harroje që ne kemi interesa personale apo grupi kundër pjesës tjetër. Ta harroni që kemi kundërshtar Sali Berishën.

Nesho: Ju bashkuat një veprimi të turpshëm të Edi Ramës

Sula: Kemi paraqitur nisma ligjore

Nesho: Ai që bëri kompromis me Edi Ramën dhe Rama i dha një kockë.

Sula: Nuk ka dhënë gjë, nuk kishte nevojë për votat tona. Edhe nëse PS sjell projektligj për rritjen e pagave do ta votoj,. Unë nuk ka interesa personale, jam për interesat e shoqërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: