TIRANË-Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e sotme në parim variantin e qeverisë për Projektligjin për hapjen e dosjeve. Komisioni rrëzoi propozimin Doda-Idrizi për këtë projektligj. Gjate diskutimeve deputeti Fatmir Mediu u shpreh se Ish të përndjekurit politik kërkojnë që ligji të shoqërohet me lustracion. Ndërsa deputeti Armando Subashi theksoi se çështja është e ndjeshme ndaj duhet të mbështetet në Kushtetutë. “Ligji i 2008 është shfuqizuar i gjithë si anti-kushtetues”- u shpreh Subashi.

DISKUTIMET
Subashi: Sa i takon çështjes për verifikimin e figurave të zyrave të larta parashikon informacionin mbi këtë zyrtar por problemet që kanë pasur personat e caktuar dosja e tyre do publikohet por dosja vlerësohet nga institucionet përkatëse dhe merret vendimmarrja e duhur ndryshe nga ligji i kolegeve deputet i cili parashikon mosmbulimin e dosjes nëse zyrtari jep dorëheqjen
Mediu: Ligji që duhet rrëzuar është ai i qeverisë me qëllim rrëzimin e pr.ligjit të dy kolegeve. Ligji i qeverisë është vetëm informativ pasi nuk pengon personat që kanë dosje të mos ushtrojnë funksione publike.
Kemi një ligj për dekriminalizimin tani që do na detyronte që të krijonin një raport të ri mes politikes dhe qytetarëve.
Unë kërkoj, mendoj që të mos e hedhim poshtë ligjin e kolegeve por ta mbështesim.
Halimi: Ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë komunizmit nuk ka asnjë të ngjashme me asnjë vend ish komunist. Ka qenë diktatura më e egër dhe barabartë. Ajo barbari nuk erdhi nga natyra por njerëz që kanë qenë në atë kohë në pushtet kanë emra dhe mbiemra, kanë firmosur që të ndodhte ajo barbari. Ka dosje ka arkiva ka dhe rekorde. Sot kemi dy qëndrime. Një qëndrim ai i dy kolegeve. Qa ata persona që vijnë të qëndrojnë në zyrat e shtetit dhe kanë firmosur krime barbare të largohen. Qëndrimi i qeverisë që njerëzit të informohen por zyrtarët që kanë rekorde të vijne të qëndrojnë në zyrë.
Debati është në këta njerëz, duhet të vijnë këta zyrtarë te qendrojnë në zyrat e tyre apo të largohen. Qëndrimi i PD është që ata njerëz që kanë marrë pjesë në atë barbari për 45 vjet të mos vazhdojnë të jenë në zyrat e shtetit. Unë gjykoj që si ne dhe qytetarët duan të dinë çfarë do bëhet me këta zyrtarë të shtetit që janë në detyrat dhe kanë kryer atë barbari.
Strazimiri: Nuk mund të na vini sot të na thoni këto. Maskaradë e panevojshme.
Majko: Ne duhet te kuptojmë ku fillon drejtësia. Jam kurioz të di si u emëruan këta zyrtarë ish komunistë në gjyqësor?
Mesa di unë gjithë prokurorët e emëruar me përjashtim të njërit, janë propozime të PD. Duhet ta shohim njëri- tjetrin jo si palë, por si bashkëfajtor.
Ristani: Çështja është se nuk po ndajmë toka, por për eshtra njerëzish
duhet të gjejmë një mjet në parlamentin e sotëm të mos kemi kriminelë.
Strazimiri: E gjithë kjo histori kthehet që Bolinot e kryeministrit
, të marrin nga 1 mln euro të hapin Bunk’art apo shtëpitë me gjethe.
Noka: Mbështes dy nismat, por ajo e kolegeve tanë është protagonist.
E kam paraqitur unë i pari dhe merret dhe kopjohet nga një OJF, edhe qeveria variant protagonist.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb