Ambasadorët e BE janë mbledhur sot për të diskutuar planin për hapjen e kufijve më 1 korrik. Nuk ka një dakordësi nga të 27 vendet anëtarë pasi disa janë të shqetësuara kurse të tjerat duan një rihapje sa më të shpejët.

Por deri tani plani sipas mediave ndërkombëtare është se Brukseli po mendon mos hapë kufijtë për vendet që kanë shumë shifra të larta infektimesh.

Ndër to futen SHBA, Rusia, Brazili, India, Peruja, Kili, Irani apo Panamaja me Arabinë Saudite. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri javën tjetër pasi të 27 vendet duhet të dakordësohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb