Kryeministri Edi Rama ka thënë se si me hapjen e kufijve tokësorë, por edhe atyre ajrorë  dhe detarë emigrantët apo turistët që do të hyjnë nuk do u bëhet as tampon dhe as vetëkarantinim.

Rama tha se kjo është një strategji e kotë dhe Shqipëria do u besojë gjurmimit të rasteve nga autoritetet.

Po ashtu Rama tha se tashmë kufijtë dhe hapja e tyre nuk varren më nga Shqipëria por nga vendet e tjera.

 

 

”Sa i pëkret kufijve ajrorë. Duhet ta dini se kjo nuk lidhet me ne, por dhe palët e tjera. Kemi hapur kifjtë nga ana jonë. Lëjojmë të gjithë të hyjnë në Shqipëri, por jot ë gjitha i hapin si ne.

Kollaj të vësh kujën në rrjete sociale, o Ramazon hap kufijtë se i kap hap gjithë bota. Kemi një kufi fluid me Malin e Zi dhe me Kosovën pas një momenti të çudishëm. E njëjta gjë me kufijtë ajrore, e ndryshme dmth, ne i hapim po a i hapin të tjerat. Bëhen me marrëveshje. Nëse i hap kur vendi tjetër nuk i hap atëhere mbyllesh me atë vendi. Sot debate në BE është me Spanjën e Italinë. Nëse vendoset që Franca me Gjermaninë nuk hapen me Italinë, atëhere nëse i hap ti, mbyllesh me Francën dhe Gjermaninë. Ne nuk do bëjmë as tampona, as detyrime vetëkarantinimi, është komplet e kotë. Ne do i besojmë njerëzve tanë. Edhe me Greqinë , kemi parë metodologjinë dhe e kemi parë si ka relaksuar planin dhe masat. Hap kufijtë dhe çfarë do bësh? Do i mbash 2 dytë në aeroporte e porte.

Nuk këshillohet. E gjitha bazohet mbi gjurmimin. Ne nuk kemi zgjedhur këtë. Për sa kohë rezultati flet në favorin tonë, mos vini në dyshim fjalët. Dimë çfar flasim. Politikë e dëgjuar mbi dëgjimin me vëmendje si nxënës dhe leximin si nxënës për të dhënë provimin e jetës, nga ekspertët.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: