TIRANË

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se Shqipëria pret një lajm të gëzueshëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian gjatë muajit qershor. Ai tha se veprimet e opozitës po i cenojnë imazhin vendit në arenën ndërkombëtare dhe për pasojë kjo do të ketë edhe kostot e veta. Ish-ministri i Financave foli edhe për përpjekjet e kryeministri Edi Rama, për të lartësuar imazhin e vendit pas zhvillimeve dhe pasojave të krijuar nga ngërçi i qëllimshëm i opozitës.

“Do të jetë një hap i madh për shqiptarët, por ta pengosh këtë nuk është thjesht një mëkat. Ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së. Unë e kam parë kryeministrin që ka bërë të njëjtën gjë, e kam parë në aksion duke punuar për pastrimin e imazhit të Shqipërisë dhe të ekonomisë. Duke pasqyruar shqipërinë e bukur, të pastër ashtu siç është në fakt.  Kryeministri është duke bërë detyrën dhe për mua e ka bërë dhe po e bën më mirë nga të gjithë kryeministrat, të paktën për atë që kam njohur unë nga afër ose nga larg”, tha Ahmetaj.

Gjithashtu Ahmetaj u ndal edhe tek një tjetër propozim që ka bërë për uljen e çmimit të biletës në aeroportin e Rinasit për pasagjerët si dhe komentoi edhe protestën e blegtorëve të Lushnjës  për TVSH-në e aplikuar mbi qumështin.

“Unë i kërkova Autoritetit të Konkurrencës të hetojë  psh. për fluturimet e së njëjtës natyre, po them Tiranë-Romë apo Milano-Bari. Unë thashë  që të ulet çmimi i biletës, pavarësisht se nuk është e lehtë. Unë e kam kërkuar në vazhdimësi dhe madje po iu them që e kam kërkuar këtë që kur isha ministër ekonomie. Absolutisht nuk është krizë ajo e fermerëve. Sepse çfarë ka bërë kjo qeveria për bujqësinë nuk e ka bëra asnjë qeveri më përpara”- shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: