Në prag të nisjes së eliminatoreve të Botërorit 2022 për kombëtaren e Shqipërisë, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kërkojnë nga qeveria në vend hapjen e stadiumeve për publikun. Duke iu referuar UEFA-s, që lejon deri në 30% të kapacitetit, ata kërkojnë edhe mbështjen e FSHF në këtë nismë. “Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaft të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19, Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kërkojnë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve në ngjarje sportive.

Tifozat 1
Tifozat 1

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por po ashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të zeza me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% (UEFA) të kapacitetit të stadiumit. Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.”, lexohet në kërkesën e publikuar në rrjetet sociale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb