TIRANE- Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s, ka reaguar në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit të AA-së, Ramush Haradinaj.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Blushi pohoi se tashmë i takon Haradinajt të administrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë.

STATUSI I BLUSHIT PËR RAMUSHIN
Isha i bindur që Ramush Haradinaj do lirohej dhe është çështje kohe dhe pastrimi i të shkuarës së tij nga akuza të gjykuara dhe të paprovuara. Kosova, Shqipëria dhe Bashkësia Ndërkombëtare janë me Ramushin por tani i takon dhe atij të administrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë dhe më gjerë. Cilësia më e lartë e heronjve është maturia!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb