KOSOVE- Kreu i AAK­-së, Ramush Haradinaj ka thënë se opozita do ta bllokojë punën e qeverisë së Kosovës shumë shpejt. Në një intervistë në “Interaktiv”, ai tha se oOpozita mund të pranojë dialog, vetëm pasi kryeministri Mustafa të heqë dorë nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

Haradinaj pohoi se nëse pushteti insiston të arrestojë deputetët që hodhën gaz, populli do ta arrestojë Isa Mustafën.

Sakaq, është shtuar në katër numri i deputetëve që po hetohen nga Prokuroria e Shtetit për veprat penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës. Prokuroria ka konfirmuar për KTV-­në se ka dy të dyshuar për rastin e hedhjes së gazit për të dytën herë në sallën ku mbahet seanca e Kuvendit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli dhe shefja e grupit parlamentar të AAK­së Donika Kadaj – Bujupi, janë ata që gjuajtën gazin herën e fundit për të ndërprerë seancën plenare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: