KOSOVË-Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj do kthehen në Prishtinë përmes Tiranës. Ai ka treguar se kthimi i tij në Prishtinë do të bëhet në orët e vona. Haradinaj ka marrë pasaportën nga autoritetet sllovene dhe po pret për nisjen e fluturimit të tij me avion për në Kosovë.

Burime të portalit Koha.net brenda AAK-së bëjnë me dije se kthimi i tij do të bëhet përmes Tiranës, meqë tashmë nuk ka fluturim direkt nga Lubjana për në Prishtinë.

Kreu i AAK-së pritet të arrijë në Kosovë rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndonëse kjo nuk është ende tërësisht e konfirmuar.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: