Pas miratimit të Ushtrisë së Kosovës sot nga Kuvendi, kryeministri Ramush Haradinaj falënderoi të gjithë pjesëtarët e KFOR-it, NATO-s, që i kanë shërbyer paqes në këtë shtet.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova respekton dhe nderon sakrificën e burrave dhe grave dhe në veçanti të atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer, prandaj shteti ynë gjithmonë do t’i përkujtojë ata si njerëz që kanë ndihmuar, që sot të jetohet në paqe.

“Kosova është një shtet, shoqëri multietnike, i kemi dallimet tona, jemi mësuar të jetojmë në diversitet dhe gjithashtu duke respektuar njëri-tjetrin. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur si NATO, si KFOR në Kosovë dhe rajon”, tha Haradinaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: