KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar gatishmërinë për të vijuar sëbashku me Vetëvendosjen protestat paqësore e gjithëpopullore. Ndërkaqë lideri i AAK-së është shprehur i habitur se si qeveria aktuale po vazhdon t’i relativizojë problemet në kohën kur pakënaqësia e qytetarëve, sipas tij, është në kulm.

Me këtë rast, Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë që sa më parë të reflektojë, sa ka ende kohë. “AAK dënon aktet vandale që ndodhën dje pas protestës paqësore dhe fton qytetarët që të protestojmë bashkë, qetësisht e të civilizuar, deri atëherë kur fillon të respektohet interesi i popullit të Kosovës. Aleanca do të qëndrojë me popullin deri në fund”, përfundon reagimi i AAK-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb