Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, si dhe ti përmendë edhe çështjen e taksës.

“Taksa nuk është mirë të largohet”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit, raporton Ekonomia Online.

Ata janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë. Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.

Këtë ia ka thënë edhe ish-kryeministrit që e vendosi këtë masë.

“Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur Albin Kurti. Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë ka organizuar sonte pritje me rastin e shënimit të 3 Marsit- Ditës Kombëtare të këtij vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb