PRISHTINË- Liderët e Koalicionit PAN-AKR janë takuar gjatë ditës së sotme për t’u konsultuar rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR, Ramush Haradinaj, tha se sot janë takuar me partnerët e koalicionit për t’u konsultuar dhe se duhej që këtë javë të krijoheshin institucionet e reja.

Megjithatë Haradinaj nuk dha ndonjë datë se kur mund të formohen institucionet përveç se sipas tij, ato do të formohen shumë shpejt.

Ndërsa, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u shpreh i bindur se janë në vijën e duhur për kryerjen e detyrave që iu takojnë si koalicion fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Përgatitjet për ndërtim të institucioneve. Së shpejti besoj. Unë besoj që jemi në vijën e duhur në kryerjen e detyrave që na presin, shumë shpejt besoj. Unë besoj që po, siç thash ne jemi duke përgatitur logjistikën apo axhendën drejt ndërtimit të institucioneve, kështu që jemi në takime intensive që sa më shpejt ti përfundojmë punët”, tha Limaj.

Takimi në mes të liderëve të koalicionit PAN-AKR dhe atyre të Listës Serbe është duke u mbajtur në hotelin e kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: