SLLOVENI- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur menjëherë pas marrjes së pasaportës nga autoritetet sllovene. Ai ka shkruar në faqen e tij të Facebook se zyrtarisht janë kryer procedurat në Slloveni dhe tashmë po qartëson orarin e udhëtimit për tu kthyer në Kosovë.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, sot zyrtarisht janë kryer të gjitha procedurat e ndërlidhura me ndalesën time në Slloveni. Në Kosovë pres të arrij dikur vonë,  sonte, posa të qartësohet orari i fluturimit. Mbetem i vendosur dhe i angazhuar në vazhdimin e detyrave dhe obligimeve qe na presin.

Shpreh falënderimin për të gjithë ata që kanë bashkëndjerë me këtë situatë të pakëndshme”, shkruan Haradinaj.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: