KOSOVË

Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe shoqatave të dala nga lufta është mbajtur sot akademia përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të komandant Mujë Krasniqit, i njohur me nofkën “Kapuçi” dhe 40 bashkëluftëtarëve të tjerë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka nisur fjalimin me urimin për Ushtrinë e Kosovës, meqë sipas tij, edhe data 14 dhjetori nuk ishte caktuar rastësisht, por në ditën e përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit.

“Në këtë ditë të formimit të ushtrisë po na mungon ish-komandanti i UÇK, Sylejman Selimi, për të cilin presim të triumfojë për lirimin e tij. Komandant Mujë Krasniqi kujtohet sot për kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë”, ka thënë Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Ramusha Haradinaj tha mes tjerash se Mujë Krasniqi kishte një aftësi të madhe për të shtuar radhët e ushtrisë me ushtarë të rinj.  Ai tha se humbja e një luftëtari si ajo e Mujë Kransinqit, do mbetet gjatë në memorien e popullit si një ndër humbjet më të mëdha, që ka përjetuar ndonjëherë Kosova.

“Ku do që ishte Muja, njerëzit u bënin luftëtarë… Kemi pasur edhe shumë beteja me humbjen e ushtarëve, por kjo me Mujë Krasniqin ka qenë humbja më e madhe”, theksoi Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb