KOSOVE- Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar.

Duke iu referuar rastit të dy shqiptarëve në Novi Sad të cilët u masakruan se folën shqip, Haradinaj ka thënë se akti i dhunës është  larg vlerave europiane

Postimi i plotë:

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: