TIRANË-Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pas mesnate nga Sllovenia.

Haradinaj u prit në Rinas nga disa prej përfaqësuesve të partisë së tij, ndërsa janë nisur menjëherë drejt Kosovës.

Me të zbritur në territorin shqiptar, Haradinaj ka kritikuar Jahjagën për falënderimin e saj drejtuar Sllovenisë.

“Nëse ka diçka personale për ta falënderuar le ta falënderojë, por jo për mua. Sepse, çfarë kanë pasur të më bëjnë, unë jam i vendit tim’ -ka thënë Haradinaj.

Ai ka kritikuar edhe reagimin e kryeministrit Isa Mustafa.
“E kam konsideruar gabim deklaratën e Mustafës që ka thënë se është bërë në bazë të ligjit. Nëse për të është ligj urdhër-arresti i Serbisë dhe Cërna Gorës, atëherë le të shkojë edhe ai atje”- ka thënë Haradinaj për mediat që kishin dalë ta presin.

Hardinaj udhëtoi nga Sllovenia në Tiranë, pasi nuk kishte fluturime për në Prishtinë.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet sllovene me një fletë-arrest të Serbisë të vitit 2004, por pas verifikiemve është lënë i lirë nga ky shtet i Bashkimit Evropian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: