PRISHTINE – Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar përkrahjen e protestave në vijim, deri në realizimin e kërkesave që ai i quajti legjitime dhe të drejta qytetare.

Ai ka thënë për Express se këto protesta nuk kanë për qëllim dëmtimin e shtetit, por fuqizimin e tij dhe ndërprerjen e fyerjes, nënçmimit dhe shantazhimit siç tha ai, të vazhdueshëm ndaj qytetarëve të vendit. Qeveria nuk mund t’i zgjidhë problemet me polici, ndërsa ka kujtuar përvojat e mëparshme, kur tha se problemet kanë filluar të zgjidhen me polici.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: