Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se shkëmbyem pikëpamje për momentin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Sipas tij, ata kanë diskutuar për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb