PRISHTINE-Ish i nominuari nga VLAN-i për kryeministër, Ramush Haradinaj, është shprehur edhe njëherë se vendi po shkon drejt një qeverisje të keqe, madje e ka quajtur më të keqe se çfarë e ka bërë Thaçi në katër vitet e kaluara.

Ai, në një konferencë për shtyp, ka hënë se po i dhimbset vendi, për këtë qeverisje edhe më të keqe. “Koalicioni PDK-LDK është moment i rëndë për Kosovën, por i cili mund të ndërrohet. Mos u konformoni përball një kapjeje të tillë të shtetit. Ne mund ta ndryshojmë këtë gjendje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, më këtë koalicion krimi dhe korrupsioni do të rriten pasi kemi shembullin e Isa Mustafës në Prishtinë e të Hashim Thaçit në Qeveri.
“Po ndalem vetëm te një pjesë e re, që është koalicioni i djeshëm. Ai është i dëmshëm për Kosovës. Është një shkollë qeverisëse që e ka
sjellë vendin në gjendje të keqe, dhe që e kemi parë edhe në qeverisjen e kryeqytetit. E keqja më e madhe është se nuk do të lirohemi nga krimi i organizuar korrupsioni. Shumica që ata e posedojnë do ta vështirësojë edhe punën e shoqërisë civile”, ka shtuar ai.

Me këtë rast, ai ka thënë se ndërkombëtarët nuk kanë gisht në lidhjen e koalicionit mes dy partive të mëdha.

“Ju siguroj që ndërkombëtarët nuk kanë gisht në këtë punë. Edhe Jacobson që ka marrë pjesë mbrëmë në takim, ka qenë e ftuar nga
palët”, ka thënë ai.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: