Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, nuk janë aleatë vetëm në politikë, por edhe në aktivitetet e ndryshme ku ata janë të ftuar. Një gjë të tillë e fakton një foto e publikuar në mediat kosovare, ku kryeministri Rama me bashkëshorten e tij Lindën dhe kreu i Kuvendit Meta me bashkëshorten Monikën, ndodhet në të njëjtën tavolinë me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Fotoja tregon se takimi është bërë në një dasëm, ku tre politikanët kanë qënë të ftuar dhe janë ulur në të njëjtën tavolinë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb