Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u arrestua dje në Aeroportin e Lubjanës ka thënë se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi por ka thënë se në rastin e tij Sllovenia është sjellë turpshëm.

“Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për t’ma kthyer pasaportën që të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës” ka thënë Haradinaj për N1”

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: