KOSOVE- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur në emër të opozitës së bashkuar, ka shprehur bindjen se as atyre nuk u pëlqejnë metodat e protestave të tyre, por thotë se janë të detyruar t’i bëjnë ato.

“Duhet kërkuar përgjegjësitë për demarkacionin e gabuar”, tha Haradinaj.

Ai kërkoi shkarkimin e Komisionit për Demarkacion. Për Haradinajn ka shumë ekspertë vendorë që mund të ndihmojnë në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj ka përmendur edhe deputetin e LDK-së, Shpëtim Bulliqi, duke shtuar se ekpertët mund të jenë të secilës parti, dhe se nuk e shtrojnë çështjen në këtë rrafsh, shkruan “Koha.net”.

Kreu i AAK-së shtoi se duhet kërkuar përgjegjësit për demarkacionin e gabuar, sipas tij, dhe se sipas gjasave është kryeministri Mustafa dhe zv/kryeministri Thaçi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: