KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar deputeten e komunitetit turk Müfera Şinik dhe Enis Kervan, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth përfshirjes së këtij komuniteti në delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka thenë se pakicat entike në Kosovë duhet të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë

“Komunitetet joshumicë përfshirë edhe turqit janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit. Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor”, ka shkruar Kryeministri në Facebook.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb