Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Në një prononcim për mediat, Haradinaj tha se vizita e Ramës është e rëndësishme, marrë parasysh protestat e serbëve në veri të vendit kundër reciprocitetit në targa.
“Edi Ramën e falënderova për ardhjen në Kosovë në një kohë që është e ndjeshme, ka shumë zhvillime në Kosovë dhe rajon. E shfrytëzova rastin me diskutuar edhe temat aktuale. Pos situatës në veri, vëmendje të veçantë i kam kushtuar hekurudhës për Shqipëri, Kosovë – Shqipëri, Hekurudha është shumë e nevojshme për temat ekonomike por edhe për ato të sigurisë në të ardhmen. Mendoj që është momenti i duhur që të veprohet në këtë drejtim”, tha ai.

Ndërsa lidhur me ‘Open Balkan’ Haradinaj tha se e përkrah atë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Unë e pëlqej këtë idenë e ‘Ballkanit të hapur’, e mirëpres pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të ishte diçka e mirë por vjen pas njohjes”, tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb