Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe qeveria që ai drejton e kanë pritur me shqetësim incidentin që ndodhi në studion e Klan Kosova, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

“Qeveria e dënon ashpër këtë akt të shëmtuar i cili dëshmoi agresionin e pashembullt të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ndaj Milaim Zekës, po ashtu deputet i Kuvendit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

“Kryeministri Haradinaj fton të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin”.

“Qeveria e Kosovës u bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme”, thuhet në reagim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb