VLORE- “Kufijtë e Kosovës nuk duhet të preken, janë vendosur si rezultat i luftërave”. Kështu deklaroi nga Vlora kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij.

Pak pas konferencës së presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje, Haradinaj tha qëndrimin e tij të prerë, ndërsa shtoi se kufijtë janë vendosur si rezultat i luftërave. Mes të tjerash ai tha se “Hapja e temës së kufijve e pa pranueshme për mua”.

“Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike. Kufijtë nuk lëvizen me fjalë”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, kreu i shtetit kosovar deklaroi pak më herët se nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, por për korrigjim të tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: