Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur një foto speciale për të uruar Joe Biden në fitoren e tij të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Haradinaj thotë se Bidenin e ka mik dhe shpreson që të vazhdohet bashkëpunimi drejt forcimit të lidhjes strategjike Kosovë-SHBA.

Biden shumë vite më parë si senator ka qenë një nga mbështetësit e Kosovës, teksa regjimi serb sulmonte popullatën civile shqiptare. Në foton e publikuar sot, Ramush Haradinaj ishte aq i ri sa nuk kishte as thinja teksa edhe Biden duket se nuk ka qenë në moshë të thyer si sot.

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër.

Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb