KOSOVË

Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrë ambasadorin amerikan Philip Kosnett ku i ka thënë mos barazojnë në dialog Kosovën me Serbinë.

Haradinaj thotë se në politikë të jashtme Kosova dhe Serbia kanë orientime të kundërta, ku Kosova qëndron prapa SHBA-së kurse Serbia është arma kryesore e Rusisë në Ballkan.

Po ashtu Haradinaj i shprehu Kosnettit nevojën për marrëveshje finale që rezulton në njohj e reciproke të kufijve dhe të përmbyllet sa më shpejt.

 

STATUSI I RAMUSH HARADINAJT

Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.

Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.

I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë.

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb