Kosovë- Daut Haradinaj ka komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë se do të vazhdojnë ndjekjen e Ramush Haradinajt deri sa ai të jetë gjallë.

Ramush Haradinaj u ndal në Francë dy javë më parë me urdhërarrest të Serbisë, ndërsa për këtë vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, ka deklaruar se shteti duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të largojë emrat e luftëtarëve nga lista e Interpolit.

“Ata e kanë humbur Kosovën dhe është e dhimbshme për ta. Munden me na ndjekë sa të duan, këtu munden të na gjejnë. Munden ta shohin Kosovën vetëm si mysafirë dhe turistë”, ka deklaruar Daut Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb