KOSOVA

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar mundësinë se nga nesër mund të votohet qeveria e re e Kosovës.

Haradinaj thotë se asgjë tjetër s’ka mbetur veçse Gjykata Kushtetuese të publikojë aktgjykimin e plotë, dhe është pikërisht momenti që ajo ta publikojë.

“Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetë vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetë nga koha e vendimit, me shpresë që nesër, misioni më i vështirë të kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm”, tha Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: