KOSOVE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtorin e Crans Montana Forum, Pierre Emannuel Quirin.

Haradinaj, fillimisht e falënderoi Pierre Emmanuel Quirin për vizitën në Kosovë dhe për rolin e forumit, i cili siç theksoi kryeministri, punon ngushtë me të gjitha qeveritë dhe organizata të ndryshme që të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar duke promovuar praktikat e mira dhe duke lejuar një dialog të përhershëm midis atyre në sektorin publik dhe privat.

“Kam nderin që sot keni vizituar Kosovën dhe keni shprehur vullnetin që të dëgjoni nga afër për zhvillimet këtu në vend e po ashtu edhe të arriturat tona drejt konsolidimit të shtetit tonë me shumë sfida përpara.

Ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet ku Kosova mund të promovohet dhe fuqizohet në aspektin ndërkombëtar, meqë pjesëmarrësit janë vendimmarrës të rëndësishëm të botës”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb