KOSOVA

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj në cilësinë kreut të AAK, ka takuar kandidatin e nominuar për kryeministër nga LDK, Avdullah Hotin duke i shprehur përkrahjen.

Haradinaj ka thënë se LDK-së i takon të bëjë nominimin dhe atë e di vetëm ajo pasi është parti fituese nga zgjedhjet prandaj që për AAK nuk ka asnjë problem.

Madje kreu i AAK tha se është dakord me propozimin për Avdullah Hotin. Krijimi i qeverisë së re në Kosovë duket më afër se kurrë me LDK si parti udhëheqëse, rikthim të AAK dhe Nismës Social Demokrate në pushteti si dhe rrëzimin e Kurtit dhe Vetëvendosjes në opozitë pas vetëm 3 muajsh qeverisje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb