Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do të vazhdohet me protesta, ndërsa kërkesat kryesore të tyre janë kthimi i Trepçës në ndërmarrje publike dhe shkarkimi i ministrit Jabllanoviç.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit se opozita po dëshiron ta marrë pushtetin me dhunë Haradinaj ka thënë se ata janë paranojakë.

“Ne nuk merremi me paranojat e tyre, ata le ta kryejnë punën që iu takon si Qeveri”, ka thënë Haradinaj.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: