KOSOVE- “Ne do të shkojmë në zgjedhje si AAK, por ka shumë gjasa që të shkojmë si koalicion opozitar”, ka thënë Haradinaj për mundësinë e shkuarjes së Kosovës në zgjedhje të parakohshme, por për kandidimin e tij si kryeministër ai nuk është i sigurt.

Sa i përket votimit të Hashim Thaçi për presidenti me 11 shkurt, Haradinaj ka thënë: “katundi po digjet, e ajo po krihet”, sepse sipas Haradinajt ka probleme tjera Kosova e jo zgjedhjen e tij president, shkruan “Koha.net”.

Kreu i AAK-së ka përmendur, sipas tij, dhjetëra mijëra njerëzit që ishin në protestë duke kërkuar që Qeveria të shkojë, që duhet të jetë në fokus e jo 30 personat që kanë hedhur koktej molotovi.

Rikthimi i normalitetit në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në seancat plenare, është i pamundur sipas Haradinajt me këta liderë institucional.

“Sa i përket zgjedhjeve në mendoj se ka evoluar skena politike dhe kjo mund të sjellë rezultate të ndryshme dhe ne besojmë me rezultat të mira për ne por sidoqoftë rezultat duhet pranuar”, ka përfunduar Haradinaj në “Rubikon”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb