Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon për të disatën herë të përsëritur njohjen e vendit të tij nga Vatikani.

Për këtë, Haradinaj ka shfrytëzuar Krishtlindjet për të uruar Papën dhe për t’i bërë thirrje atij që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj.

Ai kërkon gjithashtu të lutet me shpresën se Selia e Shenjtë do e njohë Kosovën.

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Të dashur vëllezër e motra,

Shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet!

Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre.

Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë.

Paqe, begati, shëndet e harmoni për të gjithë!

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb