PRISHTINË-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke iu drejtuar delegatëve të Kuvendit VII zgjedhor të Partisë, tha se qëllimi i partisë është që “ta bëjë Kosovën”, t’i japë asaj “shpirt dhe vlerë”.

“Nëse sot pas këtij Kuvendi vendosim që do të punojmë me shpirt me vlerat tona morale, atëherë nuk ka dilemë që Kosovës, ekonomisë, sistemit politik do t’i japim vlerë”, tha Haradinaj.

Ai thirri anëtarësinë partiake që të punojë “me shpirt për një shtet ligjor të së drejtës”.

“Ju bëj thirrje të punojmë me shpirt në ekonomi, për vende pune”, tha Haradinaj.
AAK sot në Prishtinë është duke zhvilluar punimet e Kuvendi VII Zgjedhor, ndërsa kandidat të vetëm për kryetar partie ka liderin e deritanishëm Ramush Haradinaj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: